A do të festohet Bajrami më 11 apo 12 shtator?
Më herët, ishte lajmëruar se festa islame e njohur edhe si ‘Bajrami i Vogël’, do të shënohej më 11 shtator. Mirëpo kjo datë përkon me përvjetorin e sulmeve terroriste në Qendrën Botërore në Pentagon më 2001.
Gjykata Supreme në Arabinë Saudite ka bërë të ditur të premtën e kaluar se Bajrami do të festohet më 12 shtator. Duket se të njëjtën datë, do ta ndjekin të gjitha vendet që festojnë Bajramin.
Pse festohet ‘Kurban Bajrami’?
I njohur si ‘Muaji i sakrificës’, ky muaji shënon gatishmërinë e profetit të myslimanëve, Ibrahim, i cili ishte i gatshëm ta sakrifikojë të birin për Zotin, mirëpo Zoti ndërhyn dhe jep urdhër që të pritet një kafshë në vend të njeriut. Festa shënon simbolizmin e devotshmërisë së Ibrahimit ndaj Allahut.
Pse data e shënimit të këtij Bajrami po merr vëmendjen e botës?
Shqetësimet që janë ngritur në mbarë botën, kanë të bëjnë se kjo festë, sipas kalendarit islamik, do të duhej të shënohej më 11 shtator. Mirëpo, shumë vende kanë marrë vendim që ajo të shtyhet për një ditë. Shumë prijës fetarë, kanë diskutuar për shtyrjen e datës.
Ibrahim Hooper nga Këshilli Mysliman për Raporte Islamiko-Amerikane, ka thënë për Reuters se ‘nuk duan që bota të mendojë se myslimanët po festojnë një ngjarje si 11 shtatori”.
Kreu i Departamentit për Studime Islame në Universitetin Amerikan të Uashingtonit, thotë se po të shënohej Bajrami më 11 shtator, do të ishte datë e rrezikshme edhe për ngritjen e tensioneve.
“Edhe ashtu bota po kalon momente tensionesh gjithandej’ thotë ai, transmeton Indepedent. /Periskopi/



