A do të futet Edi Rama me PS në zgjedhjet e Kosovës, ashtu siç garoi Albini me VV në Shqipëri?

Kreshnik Spahiu Op-Ed

Nga: Kreshnik Spahiu

E keni kexuar Romanin e Ismail Kadaresë: “Krushqit janë të ngrirë”?
As zjarri i dashurisë nuk e shkrinte dot akullin e mardhëneve njerzore shqiptaro-serbe të cilat ishin ngrirë prej 1000 vitesh si akullnajë.

Ndoshta ka ardhur koha që zoti Kadare të shkruaj vëllimin 2 “Krushqit Shqiperi-Kosove kane ngrirë”
“Vjehrra” e Kosovës Vjosa Osmani nuk uroj krushkun për dasmën e madhe.
Vjosa Osmani ende se ka kuptu që është kryetare e shtetit dhe jo e familjes Osmani.
Kosova është zemra e Shqipërisë dhe Vjosa apo Albini nuk mundet me e përfaqësu si në bajrakun e vet.
Albin Kurti zyrtarisht dhe politikisht u përfshi në zgjedhjet e Shqipërisë si më poshtë:

– Vetëvendosja u rregjistrua si parti politike në Shqipëri.

– Vetëvendosja rregjistroi liderët e saj në Tiranë si kandidat në zgjedhje.

– Vetëvendosja hyri në zgjedhjet e Shqipërisë kur Albini u bë kryeministër i Kosovës dhe jo kur ishte në opozitë.

– Vetëvendosja nē Shqipëri u përfshi në disa protesta anti-qeveritare.

– Albin Kurti u përfshi zyrtarisht në fushatë elektorale për zgjedhjet në Shqipëri duke qen i pranishëm edhe fisikisht në Lezhë, Tiranë dhe Gjirokastër.

– Albin Kurti uroj i fundit qeverinë e re të Shqipërisë, madje pas Greqisë, Italisë,
– Turqisë, Maqedonisë, BE, SHBA

Faktikisht dhe zyrtarisht Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë treguar më tē ftohtë se fqinjët tanë.
Ata të dy i kanë ngrirë mardhēniet me Shqipërinë.
Ata ndoshta kanë 1001 arsye që tregohen të ftohtë dhe po bëjnë sikur i kuptojmë.
Tani lind pyetja: A i shërben lufta për rrëzimin e pushtetit në Shqipëri një lëvizje partiotike si Vetvendosja?
Në këto kushte unë po rendis ato çfarë ka bërë Vetëvendosja në Shqipëri a do ishin normale dhe të pranueshme për oponinionin nëse Edi Rama dhe PS veprojnë në Kosovë njësoj si Albini Kurti në Shqipëri?
1- nëse Partia Socialiste rregjistrohet si parti politike në Kosovë?
2- nëse Partia Socialiste organizon protesta për rrëzimin e Albin Kurtit në Kosovë?
3- nëse Edi Rama përdor fondet e Shqipërisë me rrëzi qeverinë e Kosovës?
4- Nëse Edi Rama shkon në fushat elektorale me listën e tij në Prishtinë për të larguar Albin Kurtin?
5- Nëse Edi Rama e uron fitoren e Albinit apo Vjosës me kushte dhe thotë verifikoni votat se mund mos jenë të rregullta dhe mund keni ble disa deputet nga LDK-ja?

Unë nuk po jap konkluzion dhe përgjigje pro apo kundër sepse për mua Albini dhe Edvini janë njësoj:
– Albini është kryeministri atdheut tim, ku më ka lindur babi.
– Edvini është kryeministri mëmëdheut tim, ku kam varrosur nënën time.
Unë nuk mund ti ndaj dot ata, por nëse ka vepruar drejt Albini duhet edhe Edvini të garoj për pushtet në Kosovë, dhe anasjelltas, nëse s’duhet garoj Edvini në Kosovë atëhere duhet edhe Albini me u tërheq.
Shqiponja shqiptare është dy krenare, njëra kokë s’mundet me e kafshu tjetrën.

Shpërndaje në: