A do të gjuante Doarsa gaz lotsjellës në Kuvend? Deputetja përgjigjet

A do të gjuante Doarsa gaz lotsjellës në Kuvend? Deputetja përgjigjet

Deputetja e Guxo, Doarsa Kica Xhelili, në një emision kosovar, është pyetur nëse do të përdorte gaz lotsjellës, po të ishte deputete në legjislaturat e kaluara.

“Nëse do të ishte deputete në mandatet e kaluara, a do të kishte gjuajtë gaz lotsjellës në Kuvend”, pyet gazetari deputeten Kica-Xhelili.

“E kam parim mos të presupozoj si do të sillesha në një rrethanë që s’kam qenë dhe si do të sillesha në pozitën e dikujt që s’kam qenë.

Nuk mund ta jap këtë përgjigje. Nuk e kam në parim në natyrë, të ndërmarr veprime të tilla, po do doja të mjaftohem thjeshtë me përgjigjen që është gjithmonë të mos flasësh në pozitën e atyre që kanë qenë, është më lehtë”, thotë ajo./Periskopi

Shpërndaje në: