A do të jetë kapiten Fatos Beqiraj kundër Kosovës, flet trajneri

A do të jetë kapiten Fatos Beqiraj kundër Kosovës, flet trajneri

Kombëtarja e Kosovës do të përballet nesër me Malin e Zi në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen tejet të rëndësishme për kualifikimet e Kampionatit Evropian, shkruan Periskopi.

Kundër Kombëtares së Kosovës do të luaj edhe sulmuesi kosovar, Fatos Beiqraj.

Futbollisti i lindur në Pejë, në ndeshjen e parë Podgoricë ishte kapiten, por nuk dihet se a do të jetë edhe në Prishtinë.

Për këtë ka folur edhe trajneri i Malit të Zi, Faruk Hadzibegic i cili nuk e ka mohuar edhe pse e ka cilësuar Fatosin si një lojtar të madh.

“Fatosi është njeri dhe lojtar shumë i mirë, kemi 3-4 lojtarë që janë për me mbajt shiritin e kapitenit. Beqiraj është lojtar i shumë i rëndësishëm në këtë përbërje të re të skuadrës”, ka thënë trajneri. /Periskopi/

Shpërndaje në: