A do të kemi rezultat pozitiv ndaj Iralndës së Veriut dhe ku gaboi Kosova ndaj Greqisë? Arbnor Morina flet për Periskopin

Periskopi.com Sporti

Nesër Kosova luan ndeshjen e tretë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve, ku pret Irlandën e Veriut në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Me fillim nga ora 20:45 djelmoshat tanë do të kenë një sfidë të vështirë para vetit, takojnë Irlandën e Veriut, ku shpresojmë për fitore, shkruan Periskopi.

Për të ditur më shumë në lidhje se si do të shkojë kjo sfidë, ku gaboi Kosova ndaj Greqisë dhe se cili do të ishte formacioni më i përshtatshëm, Periskopi ka kontaktuar me trajnerin e njohur kosovar, Arbnor Morina.

Trajneri fillimisht tha se beson tek djelmoshat e Kosovës dhe se do të dalin me rezultat pozitiv.

“Si gjithmonë besoj në djemt dhe mendoj se do të bëjnë më të mirën për ta fituar ndeshjen”, tha fillmisht trajneri i Ferizajt.

Ai gjithashtu tregoi se ku ishte Kosova ndaj Greqisë?

“Kundër Greqisë kemi treguar më tepër individualitet sesa që ishte e nevojshme sepse me këtë i kemi humbur disa lojtarë në fushë”, vazhdoi tekniku.

Morina tha se Kosovës i duhet lojë më e shpejtë dhe vigjilencë e lojtarëve në rastin e presionit ndaj kundërshtarit.

“Ekipi duhet të përmirësohet në thjeshtësinë e lojës, qarkullimit më të shpejtë të topit si dhe të kemi futbollistë më tepër më fazën kur topi është të kundërshtari, ta përcjellim kundërshtarin dhe t’i bëjmë presion vërtetë e jo sa për të thënë”.

Ndërsa, për fund tekniku kosovar tha se trajneri e ka gjithë punën në dorë për vendosjen e lojtarë në formacion dhe ai e di më së miri atë pjesë.

“Besoj se selektori më së miri e di atë pjesë se kur duhet të intervenojë, sepse punon me këta djem dhe ai e di gjendjen e ekipit nga afërsia”, tha Morina për Periskopin.

Kujtojmë se pas ndeshjes me Irlandën e Veriut, Kosova udhëton drejtë Greqisë për ndeshjen e fundit të muajit qershor./Periskopi/