A do të ketë aktakuza të reja nga Specialja? Avokati i Thaçit: I kanë duart e zëna me lëndën aktuale

A do të ketë aktakuza të reja nga Specialja? Avokati i Thaçit: I kanë duart e zëna me lëndën aktuale

Avokati i ekipit mbrojtës të ish-presidentit Hashim Thaçi, Pierre Richard Prosper është skeptic nëse do të ketë aktakuza të reja nga Specialja, transmeton Periskopi.

Sipas tij, Dhomat e Specializuara për momentin i kanë duart e zëna me lëndën e ish-krerëve të UÇK’së.

‘’Nuk e di çka po planifikojnë. Por e di që i kanë duart e zëna me këtë lëndë. Kjo lëndë duhet të menaxhohet. Nëse i shikoni aktakuzat, informacionet, është sikur janë duke përfshirë gjithçka, përfshirë edhe lavamanin E kuzhinës, në shportë. Kjo më shtyen të mendoj se kush do organizonte këtë? Me këtë organizim, nuk e shoh se si mund të ketë aktakuza të reja. ‘’, tha ai në Rubikon/PERISKOPI/

Shpërndaje në: