A do të luajë nesër në Ligën e Kampionëve Shaqiri? Përgjigjet Klopp

A do të luajë nesër në Ligën e Kampionëve Shaqiri? Përgjigjet Klopp

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është deklaruar për media para përballjes së nesërme në Ligën e Kampionëve kundër Ajaxit.

Klopp ka folur edhe për futbollistët e lënduar dhe rikthimin e mundshëm të tyre.

Por, futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri siç duket nuk do të mund të luajë në këtë ndeshje, pasi që sipas Klopp ende nuk është i gatshëm.

“Trent Alexander-Arnold, Naby Keita dhe Xherdan Shaqiri janë afër rikthimit nga lëndimi. Keita do të kontrollohet nëse do të mund të luajë nesër por Arnold dhe Shaqiri nuk do të jenë të gatshëm”, ka thënë Klopp.

Shpërndaje në: