A do të mungojë Ramos në El Classico?

A do të mungojë Ramos në El Classico?

Real Madridi u mposht 1-2 nga Girona sot, por përveç kësaj edhe mbrojtësi Sergio Ramos u përjashtua me të kuq. 

Spanjoll u ndëshkua me kartonin e parë të verdhë në minutën e 63-të, kur e ndali topin me dorë në zonë duke shkaktuar penallti. Të dytin, ai e mori në minutën e 89-të për shkak se e goditi në fytyrë kundërshtarin.

Kjo nënkupton që ekipi i Solarit nuk duhet të llogarit në shërbimet e tij në ndeshjen ndaj Levantes, që e zhvillon javën e ardhshme, transmeton Periskopi.

Ramos do të pezullohet vetëm një ndeshje moslojë.

Përveç rekordeve pozitive, 32 vjeçari është duke thyer edhe ato negative. Ky ishte përjashtimi i 25-të në karrierën e tij dhe i 18-ti në La Liga. /Periskopi/

Shpërndaje në: