A do të pensionohet Wilder pas humbjes? Flet trajneri i amerikanit

A do të pensionohet Wilder pas humbjes? Flet trajneri i amerikanit

Trajneri i Deontay Wilder, Malik Scott ka dhënë disa komente lidhur me të ardhmen e boksierit amerikan.

Shumë zëra supozojnë se Wilder mund të pensionohet nga boksi profesional, pas humbjes së dytë radhazi ndaj Tyson Fury.

Megjithatë, trajneri i tij, Malik Scott, ka thënë se nuk është në planet e ‘Bomberit të Bronztë’ që t’i jap fund karrierës së tij.

“Deontay ka siguruar familjen financiarisht dhe tani nuk duhet të boksojë për të jetuar”, ka thënë Scott.

“Megjithatë, pensionimi nuk është në planet e tij dhe jo diçka që ne kemi diskutuar”, shtoi ai, transmeton Periskopi.

Wilder tashmë është 35 vjeç dhe meçin e fundit e humbi me nokaut në raundin e 11.

Nuk dihet akoma se kush mund të jetë kundërshtari i radhës për amerikanin që dikur mbante rripin e kampionit të WBC. /Periskopi/

Shpërndaje në: