A do të qëndrojë Mbappe? Pochettino: Është lojtar i yni

A do të qëndrojë Mbappe? Pochettino: Është lojtar i yni

Mauricio Pochettino ka komentuar përsëri situatën e Kylian Mbappe.

Pas fitores së PSG, ku edhe debutoi Lionel Messi, Mauricio Pochettino ka pranuar një pyetje për Kylian Mbappe, i cili këtë mbrëmje shënoi dy gola.

A do të qëndrojë Mbappe në Paris, ishte pyetja që gazetarët i drejtuan trajnerit argjentinas pas ndeshjes.

“Ai është lojtari i yni. Industria e futbollit është plotë me thashetheme”, ka thënë Pochettino, transmeton Periskopi.

“Presidenti ynë dhe Leonardo janë të qartë. Ai është këtu me ne. Jam i lumtur që e kam këtu. Ai është në mesin e më të mirëve, është dhuratë”, shtoi trajneri.

Mbappe vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga PSG drejt Realit, por Pochettino vazhdimisht po i hedh poshtë këto zëra. /Periskopi/

Shpërndaje në: