A e dini cili është Audi RS më i shpejtë?

A e dini cili është Audi RS më i shpejtë?

Seria e Audisë RS është zgjeruar me shpejtësi viteve, respektivisht dekadave të fundit. Seria që dikur njihej vetëm si një model karavan i pakompromis, tani ofrohet si një sërë pakosh, e nuk kanë mbetur pa u prekur as modelet SUV të Audisë, të cilët po ashtu tashmë janë pjesë e serië RS. Në secilën kategori automjetesh të veta Audi ka bërë edhe versionin RS.

Portali i njohur britanik Carwow i ka testuar të gjithë në të njëjtën kohë, duke i sjellë në vijë, e me qëllim që të zbulojë se cili model RS është më i shpejti.

Dhe konkurrnca vërtet doli të jetë e rreptë, nga një model nga çdo platformë. Kjo i bjen që në garën e Carwow morën pjesë RS3, RS5, RS6, RSQ8, RS e-tron GT dhe King R8. Një shoqëri e këndshme, motorët e së cilës rangoheshin nga pesë deri në dhjetë cilindra, përderisa karroceira e tyre niste nga limuzina, SUV’i dhe karavani, e deri te kupeja.

Ajo që duhet cekur është se të gjithë modelet që garuan ishin të pajisur me quattro drive, kështu që gara ishte pak a shumë e “drejtë”.

Në sprintin e organizuar nga Carwow modeli RS e-tron GT ishte më i shpejti, përderisa modeli RS3 doli më i ngadalti. Po, mirë e lexuat, modeli R8 nuk doli më i shpejti.

Shpërndaje në: