A e fitoi Anglia Kupën e Botës. Çka janë këto pamje kështu? (Video)
Fansat e Anglisë kanë dalë nëpër rrugë për të festuar rezultatin e ekipit kundër Tunizisë në paraqitjen e parë për Kupën e Botës.
Në qytetin Plymoth, kanë dalë një numër i madh fansash për të festuar rezultatin 2:0 në Kupën e Botës, shkruan dailymail transmeton Periskopi.
Disa nga veprimet e fansave anglezë kanë marrë vëmendjen e botës.
Ata kanë kërcyer mbi vetura duke u hedhur më pas në rrugë.Një fans shihet duke bërë këtë veprim të çuditshëm ndoshta edhe skandaloz por që fatmirësisht bie shëndosh në këmbët e veta.
Një video tjetër e filmuar në qytetin e Birmngahm tregon se si fansat kanë bllokuar trafikun duke festuar.
“A e ka fituar Anglia Kupën e Botës tashmë”, kanë shkruar komentuesit të habitur me këto veprime./Periskopi/














