A e largoi Albin Kurti dje Adriatik Kelmendin nga emisioni i tij?

A e largoi Albin Kurti dje Adriatik Kelmendin nga emisioni i tij?

Në emisionin e mbrëmshëm që nuk u quajt Rubikon por ishte Rubikon ishte i ftuar Albin Kurti i Vetëvendosjes, kandidati që doli i pari në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit. Por, në atë emision më shumë u vërejt mungesa e tij se prania e kryeministrit eventual të Kosovës.

Në mungesë të Kelmendit, emisionin e drejtoi z.Agron Bajrami, kryeredaktor i Kohës Ditore.

Por, dihet gjerësisht se Adriatik Kelmendi nuk është thjesht moderues por edhe autor i emisionit Rubikon, shkruan Periskopi.

Çka ndodhi paraprakisht?

Në një status në Facebook, z.Salih Zyba e kishte kërcënuar kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin se do ta kishte fatin e ish kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharkut.

“Pas fitores së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, pyetja më e shpeshtë që po më bëhet është: a më shumë ke vota ti a Shpend Ahmeti.

I sigurtë jam që Shpendi përveç që nuk do të jetë deputet, nuk do të jetë as kryetar komune. E vendin ku do të jetojë ka të drejtë ta zgjedhë si Xhabir Zharku.”- shkroi Zyba.

Pas këtij statusi kishte reaguar ashpër z.Adriatik Kelmendi, duke thënë që VV si partia më e madhe në vend do të duhej të kujdesej që Ahmetit “të mos i mungonte qimja e flokut.”

“Dhe, vlen gjithmonë, për ta njohur vërtet një njeri mvishe atë me pak pushtet.” – kishte shkruar më poshtë z.Kelmendi.

Në fakt, autori i Rubikonit kishte qenë shumë shpesh kritik i ashpër i partisë së Kurtit, dhe mbrapsht kishte marrë po ashtu sharje e ofendime të shumta.

Por, disa orë më pas, ajo që ndodhi la shije të hidhur te publiku: Adriatik Kelmendi nuk ishte në emisionin e tij që të përballej me Albin Kurtin.

Marrë parasysh zhvillimet e djeshme, dhe pyetjen që Bajrami i bëri Kurtit për rastin Zyba, teoria më e besueshme është se autori i emisionit e kishte protestuar atë  gjest të pahijshëm nga anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje. /Periskopi

Shpërndaje në: