A e shkeli Ilir Meta Kushtetutën? Venecia ‘flet’ më 11 tetor

A e shkeli Ilir Meta Kushtetutën? Venecia ‘flet’ më 11 tetor

Komisioni i Venecias do të dalë më 11 tetor me një opinion nëse Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka shkelur ose jo Kushtetutën me vendimin për të zhdekretuar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale.

Komentet janë bërë pas përfundimit të takimit të anëtarëve të delegacionit të “Venecias” me anëtarët e Komisionit Hetimor Parlamentar që është ngritur për shkeljet e pretenduara të Metës.

Të pyetur  nga  tch, jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, anëtarët e delegacionit të “Venecias” deklaruan se ishin të kënaqur nga takimet e zhvilluara në Tiranë dhe se kanë marrë të gjithë informacionin e duhur.

Shpërndaje në: