A ekziston rreziku që të kemi një valë të re të pandemisë, flet infektologu Ilir Tolaj

A ekziston rreziku që të kemi një valë të re të pandemisë, flet infektologu Ilir Tolaj

Infektologu Ilir Tolaj thotë se ekziston rreziku që të kemi një valë të re të pandemisë Covid-19. Thotë se valën e rritjes së numrit të infeksioneve të reja dhe rasteve të vdekjes që po e kalojnë vendet fqinje, Kosova e kaloi javë më parë.

“Këtë që po e përjetojnë shtetet përreth në fakt ne e kemi përjetuar disa javë më herët kur e kishim kulmin e një vale e cila ishte e këtij lloji, e këtyre përmasave, ishte vala më intensive dhe më e ashpër që nga fillimi i pandemisë”, tha Tolaj.

Por a ekziston rreziku që të kemi një valë të re të pandemisë?

“Po, në parim ekziston meqenëse pandemia që nga fillimi e deri te fundi i saj karakterizohet me valë me ngritje të numrit të rasteve të reja dhe rënie të tyre të kohë pas kohshme. Sa herë që e kemi një valë e kemi një përqindje të caktuar të popullatës e cila fiton imunitet dhe këso valësh do të kemi përderisa e gjithë popullata nuk bëhet imune”, tha Tolaj për RTK’në.

“Ajo që është e mirë në fakt është që edhe për këto variantet e reja pavarësisht sa janë agresive dhe sa shpejt përcillen një imunitet i mëhershëm ose një imunitet i krijuar nga vaksina sërish mbron në masën më të madhe dhe në masën qind për qind kundër formave të rënda të sëmundjes dhe vdekjes”, shtoi ai.

Shpërndaje në: