A është çmimi arsyeja që Kosova ende nuk ka blerë asnjë vaksinë anti-Covid

A është çmimi arsyeja që Kosova ende nuk ka blerë asnjë vaksinë anti-Covid

Kompania amerikane thonë se nuk kanë asgjë për të njoftuar, në lidhje me diskutimet që kanë me Qeverinë e Kosovës.

Kosova ishte vendi i fundit në rajon, që filloi të imunizojë qytetarët me vaksina kundër virusit korona. Kontigjenti i parë i tyre, arriti jo më herët se 28 marsi i këtij viti. E madje ky kontigjent ishte në kuadër të mbi 100 mijë vaksinave të Astra Zenecas, që Kosova mori falas nga programi Covax, i OBSH-së.

Edhe pse në numër të vogël, këto vaksina ngritën debat se kush i siguroi, ministri i tanishëm i Shëndetësisë, apo pararendësi i tij.

Sidoqoftë, pas këtij kontigjenti, Kosova pranoi vaksina edhe nga kompania Pfizer & BionTec. Por edhe këto, donacion nga Bashkimi Europian.

Gjithë këtë periudhë, në asnjërën nga dy qeveritë përveç donacioneve, nuk është blerë as edhe një vaksinë e vetme. Ani pse qarkulluan lajme. Qeveria Kurti II, vazhdimisht deklarojnë se janë në bisedime me kompaninë Pfizer për blerjen e vaksinave dhe marrëveshja është afër.

Por, kompania amerikane thonë se nuk kanë asgjë për të njoftuar, në lidhje me diskutimet që kanë tash e sa kohë me Qeverinë e Kosovës.

Ne jemi akoma në proces me Qeverinë e Kosovës për të siguruar vaksinat dhe siç jeni në dijeni të gjitha diskutimet me Qeverinë janë konfidenciale, nuk kemi asgjë për të njoftuar në këtë kohë.

Ndërsa të pyetur nga televizioni se sa mund të marrë kohë arritja e një marrëveshje mes një Qeverive dhe kompanisë në fjalë, të njëjtit kanë vendosur të mos përgjigjen.

Të gjitha informacionet në lidhje me diskutimet me qeveritë, përfshirë Qeverinë e Kosovës, janë konfidenciale dhe nuk kemi asgjë për të deklaruar në këtë moment. T7 merr vesh se, njëra ndër arsyet që deri më tani nuk ka një marrëveshje për sigurimin e vaksinave, është edhe çmimi i blerjes së tyre.

Siç tregojnë burime të televizionit, nga ekzekutivi nuk po pranojnë që vaksinat të blihen me çmim të lartë.

Për dallim nga Kosova, shtetet e rajonit qysh në dhjetor të vitit të kaluar, kanë nënshkruar marrëveshje për vaksinat.

Madje, në Shqipëri vaksinimi me Pfizer filloi në 10 ditën e parë të janarit.

Serbia në 3 mujorin e parë të këtij viti, ka vaksinuar më shumë se 1 milionë qytetarë.

Një marrëveshje për blerjen e vaksinave në muajin shkurt, e nënshkroi edhe Maqedonia e Veriut, për të filluar imunizimin e menjëhershëm të qytetarëve.

Shpërndaje në: