A është Doarsa Kica njëra nga aderimet në LDK? Flasin nga partia

A është Doarsa Kica njëra nga aderimet në LDK? Flasin nga partia

Sot u raportua se Doarsa Kica-Xhelili njëra nga deputetet më aktive brenda grupit parlamentar të VV-së ka dhënë dorëheqje nga Lista Guxo, shkruan Periskopi.

E në lidhje me këtë Periskopi ka kontaktuar shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashin nëse Kica-Xhelili është njëra nga aderimet e mundshme në partin opozitare.

Gashi nuk deshi të kometoi asgjë në lidhje me këtë.

” Nuk kam koment për këtë punë, ajo është thënë në një kontekst të caktuar kështu që nuk kam nevojë me komentu më”, tha Gashi për Periskopin.

Kujtojmë se deputeti Arben Gashi në një debat telezviziv kishte thënë se se 8 deputetë të koalicionit Qeverisës do të aderojnë në LDK.

“Ka plot indikacione, ka lëvizje e interesime të deputetëve që të vijnë në grupin parlamentar të LDK-së. Janë të paktën tetë deputetë që kanë shpreh interes”, ka thënë Gashi.

Ndërsa Periskopi ka kontaktuar edhe deputeten Doarsa Kica- Xhelili për të pyetur më shumë rreth largimit të saj nga ‘Guxo’, por e njëjta nuk ka qenë e çasshme.IlirianaXhylani/PERISKOPI

Doarsa Kica jep dorëheqje nga “GUXO”

Shpërndaje në: