A është e shëndetshme të pini çaj jeshil para gjumit?

Periskopi.com Shëndeti

Ndërsa shumë preferojnë të pinë çaj tradicional, një pjesë e njerëzve janë të prirur të konsumojnë çaj jeshil. Kjo është për shkak të numrit të përfitimeve shëndetësore nga konsumimi i tij. Nga humbja e peshës deri te relaksimi i nervave pas një dite plot tension, njerëzit preferojnë të pinë një filxhan çaj jeshil përpara se të flenë.

Por cila është koha e duhur për ta pirë atë? Megjithëse, nuk janë paraqitur shumë argumente për të mbështetur kohën e duhur të konsumimit të çajit jeshil, një pjesë e vogël e kafeinës e pranishme mund ta bëjë atë jo ideal për ta pirë para gjumit, shkruan News18, transmeton Klankosova.tv.

Kafeina mund të shkaktojë pagjumësi pasi rrit vigjilencën e trurit. Përveç kësaj, pirja e lëngjeve para gjumit mund të çojë në udhëtime të shpeshta në tualet.

Prandaj, sugjerohet që të zvogëlohet sasia e çajit jeshil menjëherë para gjumit ose të pihet të paktën 2-3 orë para gjumit.

Konsumimi i 2-3 filxhanëve çaj jeshil, gjatë gjithë ditës, do të mjaftonte për të pasur përfitime. Kurse pirja e tepërt mund të çojë në disa efekte anësore, si anemi, përzierje e mundim dhe pagjumësi.