A është e vërtetë që Ajnshtajni ishte i keq në shkollë?

A është e vërtetë që Ajnshtajni ishte i keq në shkollë?

Albert Einstein (Ulm, 14 Mars 1879 Pinceton, 18 Prill 1955), gjeniu i teorisë së relativitetit, shkencëtari gjerman, i cili në vitin 1921 mori Çmimin Nobel për fizikë, ishte disleksik si fëmijë dhe kishte pak kujtesë.

Për këtë arsye, ai mësoi të lexonte vetëm në moshën 9-vjeçare dhe, për më tepër, ai nuk mund t’i duronte rregullat e shkollës dhe shpesh kundërshtonte mësuesit. Një “defekt” që në moshën 15 vjeç i kushtoi dëbimin nga gjimnazi Luitpold në Mynih dhe në këët mënyrë edhe humbjen e diplomës.

Matematika dhe fizika

Sidoqoftë, ai kishte treguar një predispozitë të madhe për matematikën dhe fizikën, dhe pasi nuk i përshtatej mjedisit militarist të Gjermanisë, ai hoqi dorë nga shtetësia gjermane dhe synoi të studionte Zvicrën.

Këtu ai u përgatit për pranimin në Politeknikun prestigjioz të Zyrihut, por, duke mos pasur as diplomën dhe as moshën minimale të kërkuar, ai dështoi në provimet pranuese pavarësisht notave brilante të marra në lëndët e tij të preferuara: matematikë dhe fizikë. Përveç kësaj, ai kishte boshllëqe në frëngjisht, e cila ishte gjuha e provimit.

Texi i plotë!

Shpërndaje në: