A është eskalimi në Ukrainë pjesë e strategjisë së ShBA-së?

A është eskalimi në Ukrainë pjesë e strategjisë së ShBA-së?

Në pranverën e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës, duket se Washingtoni po ndiqet nga fantazmat e historisë. Kongresi i ShBA-së ka kaluar Aktin Lend-Lease për Mbrojtje të Demokracisë së Ukrainës për të dërguar ndihma në Ukrainë- njejtë siç kishte vepruar Franklin Ruzvlet- sipas Aktit Lend-Lease- ndaj perandorisë britanike, Kinës dhe Greqisë në marsin e vitit 1941.

Shumat e parave që po mbikqyren në Washington janë enorme- një total prej 47 miliardë dollarëve, ekuvalenti i një së tretës që GDP-së së Ukrainës së paraluftës. Nëse aprovohet nga Kongresi, në krye të ndihmave të tjera perëndimore, kjo do të nënkuptonte se ne jemi duke financuar asgjë më pak se një luftë totale.

Lend-Lease ishte një ndërhyrje në kohë lufte. Shumica e mallrave të shpërndarë ishin armatime. Ushtria e Montit në shkretëtirën e Afrikës veriore luftonte me tanket Sherman Lend-Lease. Pas vitit 1942, kundër-sulmet e mëdha sovjetike ishin kryer nga kamionët Lend-Lease.

Ajo çka e bënë kaq të jashtëzakonshme është se në kohën kur u lansua programi Lend-Lease në mars të 1941, ShBA nuk ishte në luftë. Lend-Lease ishte momenti vendimtar në të cilin Shtetet e Bashkuara, teksa nuk ishin luftëtare, u larguan nga neutraliteti. Ajo i detyroi juristët të vijnë me një term të ri për të përshkrur gjendjen ‘jo-luftarake’. Në terma më të gjerë, kjo shënoi emergjencën e Shteteve të Bashkuara si një vend hegjemon që, për të mirë ose për të keq, vazhdon të mbetet edhe sot.

Megjithatë, historia është komplekse- gërrvish sipërfaqen dhe paqartësitë shumohen. Çka në të vërtetë nënkupton thirrja në Lend-Lens për drejtimin e politikës së ShBA-së?

Me sa duket, narrativa është e qëndrueshme nga premtimi se një luftë e mirë kundër një regjimi djallëzor do të fitohet nga një sponzorizim bujar i Shteteve të Bashkuara. Por,  për ta kompletuar harkun e narrativës, ju duhet të vazhdoni ta shtyeni orën përpara prej Lend-Lease në Mars në mbledhjen e Atlantikut në gusht të vitit 1942 dhe deri në dhjetor në Pearl Harbour dhe ShBA hynë në luftë. Dhurimi i ndihmave ndaj Kinës dhe perandorisë britanike, Lend-Lease ishte një hap vendimtar në shndërrimin e luftës që në fille ishte një luftë e ndarë japoneze ndaj Kinës dhe një luftë e Gjermanisë në Evropë në një luftë botërore.

Nëse Kongresi amerikan është tani duke e lansuar një program të ri Lend-Lease, pyetja se nëse eskalimi është pjesë planit duhet patjetër të vije në konsideratë.

Si përkrahësit ashtu edhe kritikët e presidentit Ruzvelt, gjithmonë kanë insistuar që provokimi i një lufte me Gjermaninë Naziste ishte agjenda e fshehur e Lend-Lease. Shumica e historianëve sot do të argumentonin se qëllimet e presidentit ishin edhe më shumë të paqarta. Madje edhe pas Pearl Harbourit, nuk ishte e qartë se Ruzvelt do të mund ta gjente një shumicë për t’i shpallur luftë Gjermanisë. Ashtu siq Brendan Simms dhe Charlie Laderman shfaqin në librin e tyre ‘Basti amerikan i Hitlerit’, një rindërtim i jashtëzakonshëm i javës fatale pas Pearl Harbour-it, reagimi i menjëhershëm ndaj sulmeve të Japonisë ishte pezullimi i dërgesave Lend-Lease; Londra dhe Moska ishin të tmerruara. Nuk ishte Franklin Ruzvelt, por Hitler ai që e shpëtoi aleancën duke i shpallur luftë Shteteve të Bashkura në pasditën e 11 dhjetorit.

Atëherë, sikurse sot, janë antagonistët tanë që kanë mbetur me zgjidhjen nëse të eskalojnë prej një konfrontimi ekonomik në një konfrontim ushtarak. Atëherë, sikurse sot, motivet e këtyre antagonistëve janë të panjohua. Pas vendosjes së sanksioneve ndaj Bankës Qëndrore të Rusisë me 28 shkurt, Putin vuri në pah durimin e tij bërthamorë. Nëse Biden nënshkruan një pako gjigante të stilit Lend-Lease, kush mund të tregoj se do të reagojë presidenti rus? Gjithashtu lindin pyetje të tjera: A do t’i dhuroheshin armë Ukrainës vetëm për ta larguar ushtrinë e Putinit? Ose ne do ta pajisim Kievin për ta sulmuar vetë Rusinë?

Në vitin 1941, vizioni kryesor anglo-amerikan ishte për të rritur një kampanjë bombaruese të pashembullt strategjike për të shënuar humbje ndaj qyteteve gjermane dhe shpërnguljen e popullsisë së saj. Me bombat konvencionale, ajo ishte një goditje e hatashme. Por pjesë e partneritetit anglo-amerikan ‘quid pro quo’ ishte misioni Tizard, nëpërmjet së cilit britanikët e din se si, duke përfshirë vendosjen e armëve bërthamore, ishte transferuar në Shtetet e Bashkuara. Prapa narrativës së ëmbël për një luftë të mirë të fituar nga arsenali i demokracisë, fshihet lansimi i një lufte botërore apokaliptike.

Ky ishte ankthi që i përcolli kundërshtarët e Ruzvelt në Amerikë në vitin 1941. Ata shprehën paknaqësinë se ShBA ishte futur në një konflikt të dytë të tmerrshëm dhe për militarizimin e rendit botëror. Kjo nuk ishte një pikëpamje margjinale. Teksa versioni 2022 i Aktit Lend-Lease u kalua në mënyrë unanime nga Senati, në vitin 1941 një e treta e Senatit kishin votuar kundër.

Ruzvelt e dinte se publiku amerikan nuk ishte i gatshëm për luftë. Dhe ai shpresonte se Akti Lend-Lease do t’ia mundësonte atij shmangien për ta shpallur atë. Ky ishte sentimenti që Churchill e përdori kur ai kishte apeluar ndaj ShBA-së në vitin 1941 që të mos të hynte në luftë, por që t’i dhuronte Britanisë dhe mbretërisë së saj veglat “dhe ne do ta kryejm punën”. Por bujaria dhe shkalla e Lend-Lease dhe përkushtimi i përfshirë, e bëri më të qartë faktin se ShBA ishte duke i paguar të tjerët që të luftojnë në emër të saj.

Ky është saktësisht pozicioni i saj sot. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj për shumë arsye të mira janë duke zgjedhur ta përkrahin një palë në një luftë në të cilën ato nuk do të përfshihen direkt. Ne e bëjmë këtë sikur Ruzvelt, me një sy në rezistencën heroike të atyre që janë duke qëndruar ndaj sulmit dhe me një sy tjetër ndaj balancës gjeopolitike. Nëse Rusia ka zgjedhur ta shkatërroj veten në deri në skaje të Ukrainës, nëse Ukraina është e gatshme të luftoj, le të ndodhë kjo.

Nëse ky është plani dhe Putin na lejon t’i përshtatemi planit, kjo qartësisht ka logjikë në anët e këtij plani. Është një kalkulim aq gjakftohët që ka aq pak hamendësim që ne ta veshim atë me historitë gjysmë të kujtuara të Luftës së Dytë Botërore, në të cilën përfundimi i lumtur është i arritur pa nevojën që të ekspozohen sakrificat./The Guardian/

Përktheu: Sokol Berisha, Periskopi

Adam Trooze është profesor i historisë në Univeritetin e Kolombias

Shpërndaje në: