A është gati Alaba për të luajtur në finalen e Ligës së Kampionëve?

A është gati Alaba për të luajtur në finalen e Ligës së Kampionëve?

Mbrojtësi i Real Madridit, David Alaba ka përfunduar sot seancën  e plotë stërvitore me ekipin.

Ky është një lajm i mirë për Carlo Ancelottin i cili mund të llogarisë në shërbimet e tij në finalen e 28 majit në Paris kundër Liverpoolit, shkruan Periskopi.

Alaba u lëndua në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Man Cityt dhe ishte në dyshim për finalen e madhe, por ai po rikthehet fuqishëm.

Një tjetër lojtar kyç në planet e italianit është edhe Karim Benzema i cili pati një ditë pushimi pasi nuk u paraqit kundër Cadiz të dielën e kaluar dhe do të rikthehet në stërvitje të mërkurën.

Shpërndaje në: