A është Haradinaj mashtrues, apo i mashtruar?

A është Haradinaj mashtrues, apo i mashtruar?

A ndërlidhet kthesa e paparitur e Ramush Haradinajt kundër opozitës me vizitën e fundit të famëkeqit Ilir Meta në Kosovë?

Periskopi mëson se misioni Metës ishte lidhja e një kumbarie në mes të Haradinajt dhe Kadri Veselit. Me deklarimet e fundit, Haradinaj duket se ka nisur braktisjen e frontit opozitar

Rruga politike e Haradinaj është përplotë manovrime të tilla. Haradinaj me formimin e AAK’s në vitin 2000 kishte ndarë në dysh krahun e luftës

Më 2004 kishte lënë në baltë Hashim Thaçin dhe Veton Surroin kur kishte bërë koalicion me LDK’në.  Në fakt, ishte keqpërdorur nga Ibrahim Rugova, i cili kishte informacione se ai do të merrej në Hagë

Kur ishte kthyer nga Haga, Haradinaj ishte keqpërdorur pa asnjë përfitim nga Hashim Thaçi.

Çfarë e pret nëse kësaj radhe hidhet në krahet e Kadri Veselit? Analistët vlersojnë se nëse lakmia për pak hise në Qeveri e shpie tek Veseli, përfundimisht vuloset fundi i AAK’së.

Shpërndaje në: