A është iPhone 11 Pro Max telefoni më i rëndë prodhuar ndonjëherë?

A është iPhone 11 Pro Max telefoni më i rëndë prodhuar ndonjëherë?

Apple iPhone 11 Pro Max ka një ekran 6.5-inç dhe është një smartfon goxha i madh. Gjithashtu është edhe i rëndë sepse peshon 226 gram.

Edhe pse relativisht nuk është i rëndë, ai mbetet një prej smartfonëve më të rëndë që mund të blini sot. Mbase më i rëndi prodhuar ndonjëherë.

Këto janë disa prej smarfonëve me peshën më të lartë:

Galaxy Note 10 Plus: 195 gram

Galaxy S10 Plus: 176 gram

iPhone XS Max: 208 gram

OnePlus 7 Pro: 204 gram

Nuk e gjejmë dot një telefon të fundit i cili kushton po aq shumë sa dhe iPhone 11 Pro Max.

Interesant është fakti se Galaxy Note 10 Plus ka ekran më të madh sesa iPhone 11 Pro Max por ende peshon më pak pavarësisht xhamit që gjendet kudo, lapsit stylus dhe një kamër më tepër.

Note 10 Plus gjithashtu ka bateri më të madhe, afro 1,000 mAh më shumë sipas raportimeve.

Vitet e fundit pesha e iPhone është rritur gradualisht me iPhone 7 Plus që peshonte 185 gram, iPhone 8 Plus 204 gram, iPhone XS Max 208 gram.

Njerëzit kanë filluar të ankohen për madhësinë e iPhone që po rritet me çdo gjeneratë dhe që po bëhet më pak i rehatshëm për tu mbajtur në duar.

 

Shpërndaje në: