A është John Boltoni njeriu më i rrezikshëm në botë?

Ben Armbruster Op-Ed

ShBA-ja është më afër lugtës me Iranin se që ishte në të gjitha vitet e administratës Bush, apo më afër se çdoherë tjetër. Dhe Boltoni e ka fajin më të madh.

Këshilltari për Siguri Kombëtare i Donald Trumpit me emrin John Bolton dëshiron që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të futen në luftë kundër Iranit.

E dimë këtë sepse e ka thënë një gjë të tillë për gati dy dekada.

Dhe gjithçka që administrata e Trumpit ka bërë në politikat e saj për Iranin, veçanërisht që nga koha kur Boltoni u bë top këshilltari i jashtëm i presidentit amerikan në prill të 2018-s, duhet të shihet përmes këtij lenti, përfshirë posturën alarmuese ushtarake të ShBA-ve në Lindjen e Mesme në dy javët e kaluara.

Veç pas një muaji në punë, Boltoni i dha shtyrjen finale Trumpit që ai të tërhiqej nga marrëveshja nukleare me Iranin, e cila e ndalonte këtë shtet të zhvillonte programin nuklear dhe rrugën për të ndërtuar bombë atomike.

Prej që doli nga ajo marrëveshje, administrat e Trumpit ka bërë fushatë të egër kundër Iranit, se mund të arrijë një marrëveshje më të mirë me Iranin që në mënyrë magjike do ta bënte Iranin një demokraci xhefersoniane që i bindet çdo dëshire amerikane. Por ky ka qenë gjithnjë një argument i keq që nënkuptonte të errësonte qëllimin aktual [ndryshimin e regjimit].

Dhe Boltoni s’e ka asnjë shqetësim për manipulimin apo shpërfjlljen e inteligjencës që ta çojë përpara agjendën e tij, që është saktë ajo që po ndodh aktualisht.

Në deklaratën e tij në Shtëpinë e Bardhë para 10 ditësh që njoftonte vendosjen e avionmbajtësve dhe bombarduesve në Lindje të Mesme, Boltoni përmendi “një numër indikacionesh dhe kërcënimesh shqetësuese” nga Irani për të justifikuar praninë ushtarake të rritur të ShBA-ve. Por shumë burime të ndryshme që kanë parë të njëjtat të dhëna të inteligjencës kanë thënë se Boltoni dhe Trumpi në fakt e kanë rritur gjithë këtë punë. Madje edhe një gjeneral britanik që operon në atë rajon deklaroi se nuk kishte evidencë për një kërcënim të rritur nga Irani.

Çka është edhe më brengosëse është se Boltoni e di saktë se çka është duke bërë. Ai është një burokrat i rryer dhe ka histori të gjatë në përdorimin e aftësive të tij që të minonte diplomacinë amerikane dhe të punonte kundër marrëveshjeve që shinin nën kontroll përdorimin e armëve.

Si zyrtar i lartë i administratës së ShBA-ve, ai luajti një rol kyç në prishtjen e marrëveshjes së kohës së Clitonit që ngrinte programin nuklear të plutoniumit që e zhvillonte Korea e Veriut. Ky vend e testoi bombën e parë atomike vetëm katër vjet më pas.

Ai kishte thënë se po ndihej “si një fëmijë për ditën e Krishtlindjeve” pasi kishte orkestruar tërheqjen e ShBA-ve nga gjykata kriminale e drejtësisë më 2002. Dhe tash si një zyrtar i lartë i administratës Trump, ai e shtyu ShBA-në të tërhiqej nga një traktat kyç nuklear me Rusinë.

Megjithëse është e paqartë se çfarë roli luajti në prishjen e një marrëveshjeje me Kim Jong-unit në Hanoi vitin e kaluar, ai publikisht kishte bërë thirrje që për Korenë e Veriut të përdorej ‘modeli i Libisë’ [me fjalë të tjera, ndryshimi i regjimit me forcë]. Veç disa muaj para se t’i bashkohej administratës aktuale, ai provoi të bënte një rast legal që do të bënte një lftë si masë preventive kundër Pyongyangut. Dhe nëse mendoni se i bën se çka do të ndodhte pas kësaj lufte, e keni gabim. Boltoni raportohet se ishte krejt i ftohtë nga një prezantim gjatë kohës së tij në administratën Bush për pasojat katastrofale të një lufte të tillë. “Unë nuk bëj luftë. Unë bëj politikë,” kishte thënë ai.

Deri tash, Boltoni me sukses ka arritur që me sukses ta lëviz politikën e ShBA-ve kundër Iranit – nëse planet e Pentagonit për t’i dërguar 120 mijë trupa amerikane në rajon për t’u konfrontuar me këtë vend përbën ndonjë indikacion. Ka shenja shpresëdhënëse se mund ta shmangim luftën, meqë zyrtarët amerikanë dhe aleatët evropianë po reagojnë kundër kësaj politike të Boltonit.

Por, Boltonit po i ngutet, duke qenë i vetëdijshëm se koha e Trumpit në zyren ovale mund të jetë e kufizuar. Çështja tash është se çak do të bëj Donald Trumpi. /The Guardian, Periskopi

Shpërndaje në: