A është kjo mënyra më e mirë për trajtimin e COVID’it?

Periskopi.com Lajme

Hemofiltrimi është një metodë tashmë e besuar dhe gjerësisht e praktikuar në mjekësinë bashkëkhore. Një metodë e tillë pastron gjakun e mbushur nga toksina, të cilat dëmtojnë funksionin e veshkave dhe janë substanca helmuese. Ajo po shpëton jetë njerëzish edhe në luftën kundër COVID-19.

Hemofiltrimi është përdorur globalisht edhe për luftimin e virusit COVID-19, duke u miratuar për praktikim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Evropian.

Por, çfarë është hemofiltrimi?

Në fushën e mjekësisë, hemofiltrimi nuk është as qasje e re dhe as eksperimentale.

Ajo për herë të parë u vu në përdorim në SHBA nga Burton në vitin 1976. dhe në Gjermani në vitin 1977 nga Cramer dhe Göttingen. Terapia e vazhdueshme e zëvendësimit reno-renal (CRRT) përfshin disa lloje të ndryshme filtrimi dhe është një lloj metode CRRT, duke u përdorur në njësitë e kujdesit intensive anembanë botes për tashme dy dekada.

Hemofiltrimi kryhet nëpërmjet përdorimit të një aparati specifik dhe filtra të veçantë që vendosen në të, në kombinim me solucione të përgatitura sterile të destinuara për këtë procedurë.

Gjaku i mbushur me toksina kalon nëpër filtrin që filtron toksinat dhe gjaku i pastruar kthehet në trup. Një gjë e tillë ndodh në një sistem steril të mbyllur, brenda filtrit, ku aparati kryen vetëm lëvizjen mekanike të gjakut në linjat e sistemit, pa kontakt të drejtpërdrejtë të gjakut me vetë aparatin.

Dobitë e hemofiltrimit?

Me këtë metodë, gjaku pastrohet nga:

  • Toksinat dhe produktet e shpërbëra (urea, kreatinina) që ndodhin gjatë sëmundjeve të caktuara që çojnë në komprometimin e funksionit të veshkave;
    • Krijimi i toksinave, substanca helmuese inflamatore (interleukin-6, citokina, endotoksina) gjatë infeksioneve virale dhe bakteriale të organizmit.

Hemofiltrimi si metodë e luftimit të COVID-19

Bota është duke u përballur që më shumë se dy vite me COVID-19, i cili nuk është një infeksion i zakonshëm viral.

Nga pikëpamja mjekësore, pas kësaj sëmundjeje qëndron një përgjigje inflamatore-imune kryesisht ndaj endotelit (mbështjella e brendshme) e enëve të gjakut në të gjithë trupin. Kjo më pastaj rezulton rezulton në çlirimin e shënuesve inflamator si: citokinat, interleukinat dhe endotoksina të tjera, d.m.th. toksinat në gjak, për shkak të të cilave gjendja e pacientëve shumë shpesh përkeqësohet me shpejtësi dhe disa prej tyre përfundojnë me vdekje.

Në luftën kundër COVID-19, hemofiltrimi është metoda përdoret gjerësisht në trajtimin e pasojave të COVID-19 dhe fatmirësisht ka pasur efekte pozitive. Vendi i parë në të cilin është përdorur është Kina. Eksperiencat e tyre mjekësore kanë treguar se vdekshmëria tek pacientët e rrezikuar seriozisht është ulur me 30% tek ata që janë trajtuar me këtë metodë. Ndërsa në vitin 2022, për shkak të aplikimit të kësaj metode, do të ketë rezultate të shumta të sublimuara.

SHBA dhe në vendet e BE-së ka miratime zyrtare për të përdorur hemofiltrimin me filtrin Oxiris për të trajtuar pacientët me COVID-19.

Njëkohësisht ka rekomandime edhe nga Shoqata Evropiane e Kujdesit Intensiv, Shoqata Britanike dhe Shoqata Renale për të përdorur metodën e njëjtë tek pacientët me COVID-19.

Ndërsa në vendet e rajonit, hemofiltrimi si metodë për të shëruar pacientët e prekur nga COVID-19 ka gjetur përdorim në Maqedoninë e Veriut, duke u miratuar si metodë nga Agjencia maqedonase për barna dhe pajisje mjekësore në gusht të vitit 2020.

Spitali klinik i njohur maqedonas “Zhan Mitrev” ka një histori të gjatë të përdorimit të hemofiltrimit si metodë të pastrimit të gjakut që nga viti 2008 në trajtimin e endokarditit infektiv (infeksion bakterial i valvulave të zemrës) te pacientët e operuar, pacientët me miokardit (inflamacion infektiv i muskujve të zemrës). E suksesi nuk ka munguar në spitalin “Zhan Mitrev”, duke ka shënuar rezultate pozitive gjatë trajtimit të pacienteve përgjatë viteve.

Nga muaji qershor 2020, spitali klinik “Zhan Mitrev” ka aplikuar suksesshëm këtë metodë edhe tek pacientët që vuajnë nga COVID-19. E gjithë procedura e përdorimit të hemofiltrimit bëhet në mënyrë rigoroze sipas rekomandimeve të dhëna në udhëzimet për përdorimin e filtrit Oxiris.

 

(Artikull i sponzorizuar)