A është ky kërcënimi për të cilin e rrethoi Njësia Speciale shtëpinë e Albin Kurtit?

A është ky kërcënimi për të cilin e rrethoi Njësia Speciale shtëpinë e Albin Kurtit?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kërcënuar.

Lajmin për këtë kërcënim, i cili ka bërë që Njësia Speciale të ruajë shtëpinë e Kurtit, e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Ai ka thënë se për këtë arsye, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë.

“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, ka thënë Kryeziu.

Gazeta Insajderi ka siguar një shpallje të bërë në rrjetin social Facebook, ku ofrohen 50 mijë euro për këdo që e vret kryeministrin Kurti.

Kështu një person ka shkruar në grupin “Shes blej gjithçka”, në rrjetin social “Facebook”.

Postimi është fshirë nga platforma, pasi është vënë në pah nga organet e sigurisë.

Në atë postim, thuhet se “Kurti duhet të vritet”, ndërsa si arsye përmendet rritja e çmimeve për produktet esenciale.

Një kërcënim të tillë e kanë marrë seriozisht organet e sigurisë

Shpërndaje në: