A është normal Arianit Koci? E lë verën e mirë për pasulin që e pa në ëndërr

A është normal Arianit Koci? E lë verën e mirë për pasulin që e pa në ëndërr

Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci, vazhdon t’iu servojë miqve dhe adhuruesve të tij në Facebook, postime që kanë të bëjnë me jetën e tij private.

Pasi i kishte thurur elozhe Sami Lushtakut, ish kryetarit të Skënderajit nga PDK-ja dhe klientit shumëvjeçar të tij, tashmë ai ka bërë një postim për drekën që pritet ta hajë së shpejti, shkruan Periskopi.

Ai madje nuk ngurron që pasulit ta cilësojë si “ushqim të ëndrrave” edhe pse nuk dihet pse e bën një gjë të tillë. Ndoshta, z.Koci e ka parë në ëndërr ushqimin popullor në fjalë dhe më pas ka dashur që ta bëj.

Sidoqoftë, Koci thotë se e ka lënë një drekë ekskluzive, e me verë të mirë [thotë se është merak në verëra të mira] për pasul në shtëpi.

Nuk dihet se me kënd e ka pasur atë drekë ekskluzive. Dhe pse ishte ekskluzive. Kjo ka bërë që miqtë e tij të kenë shumë pikëpyetje.

Nejse. Më poshtë e keni të plotë postimin e tij:

Shpërndaje në: