‘A është trupi i Khashoggit në menu?’, Macron kritikohet ashpër për takimin me Princin arab

‘A është trupi i Khashoggit në menu?’, Macron kritikohet ashpër për takimin me Princin arab

Politikani ambientalist francez, Yannick Jadot, ka bërë kritika të ashpra të enjten ndaj vendimit të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për të ftuar për drekë zyrtare Princin e kurorës, Mohammed bin Salman në pallatin Elysee, shkruan DPA, përcjell Periskopi.

“A ëshët trupi i copëtuar i gazetarit Jamal Khashoggi në menunë e darkës së Macron dhe MBS?”, shkroi Jadot në ‘Twitter’, i cili kishte kontestuar zgjedhjet presidenciale të këtij viti.

Nafta dhe armatimi ishin në agjendë të takimit, saktësisht e kundërta e kaosit klimatik dhe çështjet e paqes dhe të të drejtave të njeriut, tha deputeti i Parlamentit Evropian.

Organizatorët e takimit nuk dhanë detaje mbi takimin në mes presidentit francez dhe udhëheqësit efeketiv të Arabisë Saudite. Zyrtarë nga Arabia Saudite thanë se në takim do të diskutohen marrëdhëniet bilaterale dhe çështjet me interes të përbashkët.

Takimi u përcoll me kritika edhe nga politikanët e krahut të majtë në Francë dhe nga Amnesty International.

Princi i kurorës është në udhëtimin e tij të parë në një vend të Bashkimit Evropian qysh nga vrasja e Khashoggit në konsulatën arabe në Stamboll të vitit 2018. Inteligjenca amerikane kishte shpalosur se urdhëri për vrajsen e gazetarit të Washington Post ishte dhënë nga princi i kurorës, mirëpo ai mohon përfshirjen. /Periskopi/

Shpërndaje në: