A i kanë bërë ftesë Vjosa Osmanit që të kalojë në LVV, tregon Albulena Haxhiu

A i kanë bërë ftesë Vjosa Osmanit që të kalojë në LVV, tregon Albulena Haxhiu

Nuk ka asgjë të re rreth kalimit të kryeparlamentares Vjosa Osmani në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Kështu ka thënë anëtarja e Kryesisë së këtij subjekti, Albulena Haxhiu, e cila tha se nuk i kanë bërë ftesë Osmanit që t’u bashkohet në subjektin e tyre politik.

Haxhiu ka thënë se ata i respektojnë qëndrimet e Vjosa Osmanit, të cilat i ka shprehur publikisht.

“Sa i përket ftesës për zonjën Osamni, natyrisht që nuk i kemi bërë ftesë që të vijë në Lëvizjen Vetëvendosje. Ne respektojmë qëndrimet publike të zonjës Osmani. Ato ka kohë që i thotë ato publikisht dhe nuk ka diçka të re në këtë drejtim”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka përmendur edhe raportet e mira që i kanë zyrtarët e LVV’së me kryetaren e Kuvendit.

Shpërndaje në: