A i morëm mësysh? Kështu u vlerësua paraqitja e mbrëmshme e Vedat Muriqit për Fenerbahçen

Periskopi.com Sporti

Mbrëmë u luajt derbi i javës së katërt në Turqi mes Alanyasporit dhe Fenerbahçes së Vedat Muriqit. Për fat të keq, ekipi i Muriqit humbi dhe vetë ky i fundit del të mos ketë luajtur ashtu siç është pritur.

Pas paraqitjeve fantastike për Kosovën ndaj Çekisë dhe Anglisë, duket se ylli ynë i fazës sulmuese Vedat Muriqi është lodhur paksa.

Ai luajti mbrëmë një ndeshje tepër të rëndësishme për ekipin e tij, por e cila u humb me rezultat 3-1.

Pas kësaj humbjeje, Fenerbahçe del në vendin e tretë me 7 pikë ndërsa Alanyaspori e forcon vendin e parë me 12, shkruan Periskopi.

Vedat Muriqi mori notën 6,5 për ekipin e tij, ndërkaq më i dobëti ishte portieri Bayindir. Por lojtari më i mirë ishte gjermani Max Kruse që asistoi për Cigercinë që shënoi golin e vetëm.

Fenerbahçe shpreson që në këtë vit të jetë kandidat më serioz për titull pas dështimit të tmerrshëm në vitin e kaluar ku përfundoi në pjesën e poshtme të tabelës.

Shpresojmë që me Muriqin gjërat ish ekipit të legjendës Fadil Vokrri t’i shkojnë më mbarë!

Shpërndaje në: