A ishte Goran Rakiq në Mbledhjen e Përbashkët Kosovë-Shqipëri?

A ishte Goran Rakiq në Mbledhjen e Përbashkët Kosovë-Shqipëri?

Ministri serb kosovar, Goran Rakiq duket se nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës me Qeverinë e Shqipërisë në Elbasan. Sidoqoftë, pjesëtarë të tjerë të pakicave në kabinetin e Kurtit ishin pjesëmarrës çka shënon një lëvizje përparimtare në këtë drejtim.

Për z. Rakiq nuk dihet nëse ka qenë i ftuar apo nuk ka qenë i ftuar për të marrë pjesë në mbledhjen e përbashkët të qeverive.

Sidoqoftë, në mbledhje ka marrë pjesë Elbert Krasniqi, ministër i Administratës së Pushtetit Lokal, përcjell Periskopi.

Po ashtu, në fotografinë e përbashkët mund të shihej edhe zv.kryeministrja Emilija Rexhepi, pjesë e pakicës etnike boshnjake në Kosovë.

Shpërndaje në: