A janë përfshirë mjekët dhe profesorët në deklarimin e pasurisë?

A janë përfshirë mjekët dhe profesorët në deklarimin e pasurisë?

Rreth 5 mijë zyrtarë publikë, nisur nga presidentja, kryeministri, ministrat, deputetët, kryetarët e komunave e deri te mijëra zyrtarë të tjerë që kanë pozita udhëheqëse, janë të obliguar të deklarojnë pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK).

Këtyre zyrtarëve mund t’u shtohen edhe mjekët dhe profesorët universitarë, pasi Qeveria kohë më parë ka marrë një vendim për këtë.

Nga Agjencia Kundër Korrupsionit kanë konfirmuar për “Zërin” se mjekët dhe profesorët nuk kanë qenë të obliguar ta deklarojnë pasurinë as këtë vit.

“Këtë vit deklarimi i pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë nuk ka përfshirë mjekët, profesorët dhe kategoritë e tjera. Kjo kategori është përfshirë në subjektet deklaruese në draftligjin për deklarimin e pasurisë, i cili akoma nuk është miratuar”, ka bërë të ditur AKK-ja.

Ndryshe, projektligji i miratuar në Kuvend në mars të këtij viti, ndër të tjera, obligon që deklarimin ta bëjnë edhe mjekët e licensuar që ushtrojnë veprimtari në institucionet publike në nivelin dytësor dhe terciar; ekspertët mjekoligjorë dhe të psikiatrisë forenzike, profesorët e universiteteve publike, duke përfshirë profesorin asistent, profesorin e asociuar dhe profesorin e rregullt.

Shpërndaje në: