A janë pro a po kundër shtyrjes së zgjedhjeve partitë e komuniteteve pakicë?

Periskopi.com Lajme

Emilia Rexhepi nga komuniteti boshnjak pas takimit me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, ku u diskutua për zgjedhjet lokale,  ka thënë se janë për shtyrje të datës së zgjedhjeve deri në pranverë.

“Kemi pas qëndrime të ndryshme – disa parti politike janë për zgjedhje disa nuk janë. Ne jemi për mos me pas zgjedhje dhe me respektuar kërkesën e doktorëve. Zgjedhjet të mbahen në pranverë e jo tash”, tha Rexhepi.

Ndërsa Qazim Rrahmani, përfaqësuesi i Partive së Ashkalinjve për Integrim, ka thënë që janë kundër shtyrjes së zgjedhjeve.

“Jemi kundër shtyrjes së zgjedhjeve për afatin në të cilin këta mendojnë. Ne si Kosovë kemi kaluar zgjedhjet e 14 shkurtit gjatë pandemisë dhe një përvojë të tillë KQZ’ja dhe Kosova kanë treguar që mund të organizojnë zgjedhje edhe gjatë pandemisë”, theksoi Rrahmani.

Shpërndaje në: