‘A ju kërkoi Merkel të bëheni pjesë e Open Balkan-it?’, Kurti: Jo

‘A ju kërkoi Merkel të bëheni pjesë e Open Balkan-it?’, Kurti: Jo

Kryeministri Albin Kurti pas takimit me kancelaren Angela Merkel thotë se asaj i ka thënë diçka rreth zhvillimit ekonomik në Kosovë, transmeton Periskopi.

‘’I thashë Merkelit se Kosova po rritet ekonomikisht pasi prodhuam stabilitet institucional’’, tha Kurti para mediave nga Tirana.

‘Jo’, ishte përgjigja si me mëdyshje e Kurtit pas pyetjes ‘A ju kërkoi Merkel të bëheni pjesë e Open Balkan-it’.

‘’E falënderova Merkel për rolin e saj të jashtëzakonshme që është marrë me Ballkanin dhe Kosovën. Kemi nevojë për bashkëpunim edhe më të madh mes Kosovës dhe Gjermanisë’’. Nuk më ka kërku që të përfshihemi në këtë proces. Kosova është shtet sovran dhe cfarëdo bashkëpunimi që zhvillohet, bëhet në përputhje me interesat tona”.

Tutje ai tha se s’duhet të mirëkuptohet Serbia për mosnjohjen e Kosovës.

“Dallimi mes Procesit të Berlinit dhe Open Balkan është se në të dytën se kemi BE-në brenda dhe poashtu duhet theksuar që Republika e Kosovës është një shtet i pavarur për të cilin të gjithë ne duhet të angahzohemi dhe kudo që ndodhemi ta kërkojmë atë e jo të shprehim mirëkuptim për Serbinë për mosnjohjen e Kosovës, çfarëdo mirëkuptimi ndaj Serbisë për mosnjohje të Kosovës i kushton Kosovës. Ne do të kemi takim mes dy qeverive edhe me Shqipërinë posa të formohet qeveria këtu ne do të takohemi dhe neve kemi pa numër gjëra që na afrojnë e na bashkojnë por natyrisht pyetjet bëhen për një të vetmen e cila na ndan”, tha ai..PERISKOPI/

Shpërndaje në: