A ka rënë pishman që e ka pranuar pozitën e ministrit të Shëndetësisë, flet Zemaj

A ka rënë pishman që e ka pranuar pozitën e ministrit të Shëndetësisë, flet Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë në emisionin dPT te Fidani në T7 se kritikat ndaj tij janë të kuptueshme në kohën nëpër të cilën po kalon vendi me pandemi, por thotë se i ka pritur këto duke e ditur se edhe rastet do të rriteshin pas hapjes.

“Kam pasur përvojë të madhe në shumë sektorë. Kam qenë anëtar i shumë komisioneve të ndryshme. Prej fillimit njerëzit kanë kritikuar duke marrë parasysh pozitën time sikur jurist. Por jo, kam përvojë të madhe politike dhe kam qenë deputet për pesë mandate”, thotë ai.

“Nuk besoj që një person tjetër do e kishte të mundur të bënte punë më të mirë. Me këto resurse, me këtë keqmenaxhim 20 vjecar dhe me shërbimet e vjetruara e më gjithë presionin dhe njerëzit me interesa politike”

“Duhet të keni parasysh diçka. Qeverisja e kaluar ka menaxhuar në një shoqëri të mbyllur. Të gjithë e kanë parashikuar që pas hapjes të kemi numër shumë të madh të rasteve pas hapjes. Është bërë lajm që të sulmohem unë. Më vie keq për nivelin e kulturës që tregojnë kur më ofendojnë me emër. Njerëzit të profileve të ndryshme duan të bëhen lajm dhe sigurisht mendojnë që duke më sulmuar mua të bëhen të tillë” , shtoi ai.

Shpërndaje në: