A këndon dritarja? Pyetjet bizare nga PISA 2018 që nuk i dinin nxënësit kosovarë

A këndon dritarja? Pyetjet bizare nga PISA 2018 që nuk i dinin nxënësit kosovarë

Kosova dështoi sërish në testin ndërkombëtar të PISA-s duke u renditur në pozitën e njëjtë si para tri vitesh.

Një dështim ky që ekspozon punën e dobët të bërë nga Ministria e Arsimit, ekspertët joqeveritarë të arsimit dhe të mësimdhënësve e profesorëve tanë universitarë.

Testi ka tri kategori kryesore, shkencën, matematikën dhe leximin, shkruan Periskopi.

Në të tria këto fusha, nxënësit tanë ishin tmerrësisht zhgënjyes – edhe pse, natyrisht, larg nga të qenit fajtorë, ata janë viktimë e sistemit tonë shkollor.

Por, në një fushë në veçanti Kosova po del tmerrësisht keq: në atë të leximit të rrjedhshëm. Çështja është të kuptosh atë që lexon, dhe jo vetëm të formosh tingujt e fjalëve gjatë një procesi të tillë.

Periskopi lexoi disa nga pyetjet, e të cilat del se nuk ishin aspak të komplikuara. Aty kërkohej nga nxënësit të vlerësonin se a kishte kuptim një fjali e dhënë.

Aeroplani është i përbërë nga qentë? Ndoshta në një univers tjetër. Natyrisht, përgjigja është JO mirëpo nga rezultati i PISA-s në lexim te nxënësit kosovarë, del se jo të gjithë kanë menduar kështu.

Një tjetër pyetje nga kjo fushë është edhe “Dritarja këndoi me zë të lartë?” A ka kuptim kjo fjali? Natyrisht që JO.

Pastaj, “Një burrë e çoi veturën e tij te dyqani?” E si mund ta çojë burri veturën te dyqani? Natyrisht që mundet. Duke e vozitur.

Vlen të theksojmë që të gjitha pyetjet për nxënësit nga Kosova ishin në gjuhën shqipe.

Për t’i lexuar edhe pyetjet e tjera, iu ftojmë të klikoni KËTU.

Shpërndaje në: