A keni marramendje kur ngriheni nga shtrati? Atëherë mos e injoroni këtë

A keni marramendje kur ngriheni nga shtrati? Atëherë mos e injoroni këtë
Nëse ju ndodh që kur ngriheni nga shtrati me shpejtësi, iu duhet të uleni sërish, mos e injoroni këtë ndjesi. Kjo lloj marramendjeje quhet hipotension postural dhe ka të bëjë me një rënie jo normale të tensionit të gjakut.

PHT rritet me kalimin e moshës dhe të paktën një në pesë 60-vjeçarë vuan prej tij. Është një bashkëshoqërues i sëmundjeve si Parkinsoni, diabeti, mungesa e vitaminës B12, problemeve me veshkat, sëmundjeve autoimunitare dhe kancerit. Gjithashtu, përfshin problemet e zemrës, aritminë dhe ndikohet nga dieta ushqimore.

Alkooli, vaktet e mëdha, mjedise shumë të ngrohta, dushe apo banja të nxehta dhe gjumi duke e mbajtur kokën në një pozicion shumë të ngritur duhen evituar. Disa lloje barnash mund ta shkaktojnë, si antidepresantët, nitratet, diuretikët.

Përpiquni të ushtroheni pak çdo ditë për të normalizuar presionin e gjakut, ndërsa kur qëndroninë këmbë, tendosni muskujt e këmbëve në të gjithë gjatësinë e tyre, shkruan tvklan. Konsultohuni me mjekun nëse një medikament që merrni mund të zëvendësohet apo pakësohet në sasi. Kushtojini vëmendje dehidratimit dhe jini të kujdesshëm nëse vuani nga anemia.

Shpërndaje në: