A keni parë modelin Mansory Ferrari 812 Stallone GTS?

A keni parë modelin Mansory Ferrari 812 Stallone GTS?

Motori i tij V12 prodhon 830 kuaj-fuqi dhe një moment rrotullues prej 740 Nm, shkruan portali Autoblog.

Shpejtimin prej 0 deri në 100 km/h e arrinë për 2.8 sekonda. Përderisa shpejtësinë maksimale e ka 345 km/h.

Jo keq, a?

Përndryshe, pjesë e pakos Mansory është edhe aero body kiti, që nënkupton se pjesët e trupit të veturës përbëhen nga fijet e karbonit (spojlerat e përparëm, pregjit, hapjet për ajër dhe spojleri i madh prapa),  retrovizori po ashtu është punuar nga fijet e karbonit, rrotat kanë  madhësi prej 21 dhe 22 inçësh, përderisa dimensionet e gomave janë 265/30 dhe 335/25.

Modeli e ka të modifikuar edhe sistemin e suspensionit dhe atë të shkarkimit të gazërave, ka një enterier dyngjyrësh dhe tepihë me logo Mansory…Tash për tash mjafton kaq.

Shpërndaje në: