‘A krejt budallë janë kanë ata para juve a’ – Haradinaj hap front replikash me Kurtin, Rizvanollin e Haki Abazin

‘A krejt budallë janë kanë ata para juve a’ – Haradinaj hap front replikash me Kurtin, Rizvanollin e Haki Abazin

Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria Kurti duhet ta përpilojë një liste me ‘më të mençurit e Qeverisë’ që sipas tij, po nxjerrin ‘ekspertiza’ që të tjerët s’kanë ditur ‘ti bëjnë’. Ai ka përmendur edhe deklaratën e kryeministrit Haradinaj për atë se ‘Ramushi është dorëshlirë me paret e shtetit, e me të vetat jo’.

Haradinaj i është kundërpërgjigjur edhe Haki Abazit, që ia përmendi pronat sërish sot.

“Thotë Ramush me pare të shtetit je dorëshlirë, me tuat jo. Kemi mundësi ta thirrë LVV një debat për këtë temë, pse po thotë do gypa, a ka mundësi masi i keni bë ekspertizat e juaja, pse po e përdorni këtë terminologji. Hakia ma përmendi emrin, ky thotë tokat, o e dina o vëlla, lype një seancë parlamentare e shkon në prokurori. Pse po mshefni o vëlla, folni për cka jeni mbledhë këtu. Ministrja e re, foli foli shumë e re, shumë e mecme për ekspertat. A bon me të pyet diçka, qata që kanë punu para teje, a krejt budallë janë kanë a? Krejt pa shkollë, mo se edhe ata kanë shkollë.A bën një herë me na e dhënë listën se kush është më i mençuri i kësaj qeverie? Bina listën”, tha Haradinaj./Periskopi

 

Shpërndaje në: