A mund të mbijetojë Kosova si shtet i Pavarur?

A mund të mbijetojë Kosova si shtet i Pavarur?

Në vitin 2016 Kosova e fitoi medaljen e parë të artë.

Kjo fitore ishte një hap monumental për territorin ende të kontestuar, i cili për shkak të ndonjë trazire, mund të mos mbijetojë që të marrë pjesë në Lojërat e ardhshme Verore Olimpike.

Rruga drejt Pavarësisë për këtë vend ka qenë mjaft e dhunshme dhe e komplikuar. Kosova e sotme dikur ishte pjesë e Sërbisë, e cila vetë, ishte pjesë e Jugosllavisë.

Lufta e Kosovës, e cila i prodhoi këto rrethana, ishte çmendurisht e dhunshme, me shumë krime lufte, aq sa NATO u detyrua të ndërhynte dhe ta fuste Kosovën në prektoratin e OKB-së.

Më 2008, Kosova e deklaroi Pavarësinë.

Por Kosova mbeti një vend skajshëm i varfër. Nga 2008-a deri më 2015-ën, GDP-ja e Kosovës ka lëvizur fare pak (nga 5.6 miliard dollarë në 6,3). Papunësia është tepër e lartë: dikund 31% sipas shifrave zyrtare, ndërsa CIA ka gjetur se 60% e të rinjëve janë të papunë sikurse 90% e minoriteteve.

Megjithë ekonominë e tmerrshme, problemi tjetër qëndron në Ushtrinë e Kosovës, e cila është tepër e vogël. Më 2009, Kosova e vendosi një armatë prej 2500 ushtarëve. Më 2014 u lajmërua nga Kryeministri se Kosova mund të ketë një forcë prej 5 mijë ushtarësh. Edhe me këtë, Kosova do të kishte një prej ushtrive më të vogla në botë.

Por sfida më e madhe për Kosovën është njohja e Pavarësisë së saj. Sërbia, aktivisht ia mohon sovranitetin. Kosova ka dështuar të futet në OKB për shkak të aleatit të madh të Sërbisë, Rusisë.

Dhe një ndër aspektet më të errëta të Kosovës, është se ajo u bë tokë e pëlleshme për luftëtarët e ISIS-it. Kosova ka më së shumti banorë në ISIS, për kokë banori, në mbarë Evropën. Në dy vitet e fundit, 314 kosovarë e kanë lënë vendin për ISIS-in.

Se Kosova nuk dëshirohet nga banorët e saj, kjo dëshmohet edhe nga ikjet masovike që kanë nisur prej përfundimit të luftës dhe vazhdojnë deri në ditët e sotme. Sipas statistikave të ASK-së (Agjencisë së Statistikave të Kosovës) më shumë njerëz kanë ikur prej 1999 deri më 2014 sesa në të gjitha dekadat e paraluftës, kur ky vend i vogël ishte në Jugosllavi.

Një gjë është e sigurtë: e ardhmja e Kosovës nuk duket aspak e ndritur!

Seeker Daily

Shpërndaje në: