A përputhesh ti dhe partneri/ja seksualisht? Ja si ta zbuloni

A përputhesh ti dhe partneri/ja seksualisht? Ja si ta zbuloni

“Komunikimi është mënyra më e mirë për të kuptuar se sa përputheni seksualisht,” tha për Healthline ekspertja e seksit Goody Howard.

Pavarësisht fazës së marrëdhënies, ka një sërë pyetjesh që do t’ju tregojnë më shumë për dëshirat seksuale të partnerit/es si edhe për detaje që mund t’ju bëjnë të kuptojnë nëse përputheni ose jo në këtë pikë.
Sipas saj, këto pyetje do t’ju ndihmojnë të komunikoni:

1. Cili është akti seksual i preferuar që ke provuar?

2. Cilat janë aktet seksuale që ne bëjmë dhe do të doje t’i bënim pak më pak?

3. Cila është diçka që ke dashur ta provosh me mua, por ke pasur siklet të ma thuash?

4. Si ndihesh për marrëdhëniet tona seksuale?

5. Cila është koha e preferuar e ditës për të bërë seks me mua? Pse?

Pyetje të tjera

1. Si të pëlqen të masturbohesh?

2. Ke ndonjë fantazi për të cilën ke qenë gjithmonë kurioz/e?

3. A ke ndonjë personazh të famshëm me të cilin/ën ke fantazuar të bësh seks?

4. Si është seksi ideal për ty?

5. Cili është vendi më “i egër” ku ke bërë/do të bësh seks?

6. Çfarë porno preferon?

7. Kur ndihesh më tërheqës/e?

8. Cila fjalë “e pistë” të eksiton?

9. Për çfarë mendon kur masturbon?

10. Çfarë është ndonjë gjë që ke pasur gjithmonë qejf ta provosh, por ke hezituar?

11. Çfarë të bën të ndihesh më mirë?

12. Cili është një moment i yni (seksual) që është i preferuari yt?

13. A do të provosh ndonjë pozicion të ri?

14. Cili është vendi i preferuar ku do të të puth?

15. Cili është vendi i preferuar ku do të më puthësh?

16. A ke ndonjë lodër seksuale të preferuar? (Nëse jo, a do doje të kishe?)

17. Cila ka qenë ëndrra më “e zjarrtë” seksuale?

18. A të pëlqen seksi “i egër”?

19. Cili është vendi yt i preferuar për të bërë seks?

20. A ka diçka që nuk të pëlqen kur e bëj?

Shpërndaje në: