A po e shfrytëzon Serbia situatën e rritjes së çmimeve në Kosovë?

A po e shfrytëzon Serbia situatën e rritjes së çmimeve në Kosovë?

Rritjet e çmimeve të produkteve nuk kanë të ndalur, madje ato po rriten edhe me 100%, si rasti i pasulit që është rritur nga 2.5 në 5 Euro (produkti nga Kosova), e pasulin të cilin po e blejmë ne në markete frutash rreth 3 eurove është prodhim nga Rusia dhe Serbia e shitet për produkt nga Kosova. Nuk don hulumtim veç dil blejë pasulin nga prodhuesit vendorë në treg e e sheh se nuk qëndron çmimi i marketeve. Një shitës më njoftoi se pasulin të cilin e shesin në market është nga Rusia.

Po paralajmërohet edhe rritja e çmimit të rrymës deri 37% nga KEDS, pra ne po goditemi çdo ditë nga këto rritje çmimesh e ne çdo dite po bëhemi me te varfër. U rrit çmimi i bukës, pra produktit me elementar per jetesë askush nuk u preokupuan rreth saj, ani pse rritja e saj ishte 25%, pra mbeti lajm 2 ditor e jo me ndonjë subvencionim të nevojshëm.

Ajo që është shqetësuese është se produktet e Serbisë nuk shënojnë rritje të çmimeve, madje ato në këto kohë krizash ku prodhuesit vendor shënojnë rritje të çmimeve mbi arsyet e rritjes se çmimeve të lëndës së parë e shtimit te kostove të prodhimit. Madje dhe më keq në këtë situatë duke luftuar në pushtimin e tregut të Kosovës, produktet e prodhuara nga Serbia janë në aksione dhe shiten me çmime më të ulëta në krahasim me prodhuesit tjerë për produktet e njëjta.

Rritja e çmimeve, si duket e ka gjetur tregun e Kosovës në një hap të pambrojtur dhe po shfrytëzohet duke përdorur masa të ndryshme stimuluese nga Serbia e vendet tjera importuese në Kosovë që përmes çmimeve të lira të pushtoj tregun në nivel vendi. Ne po ia hapim rrugën që të mos pushtohemi më nga armata e tyre por nga prodhuesit e tyre, ku rënja e çmimeve tregon se ndoshta as cilësia nuk përkon me mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit.

Serbia sipas gjitha gjasave është ka përdor politika dumping dhe produktet po i shet më lirë në Kosove se sa në vendin e saj e duke i mposhtur prodhuesit tanë vendor e duke ju bërë presion ekonomik që produktet e tyre të mposhtin prodhuesit vendor.

Prodhuesit vendor duhet stimuluar jo vetëm përmes subvencionimit të kredive e e cila më shumë i ngulfatë në detyrime por duhet përkrahur edhe përmes politikave fiskale duke ia lehtësuar kalimin e kësaj krize inflacionare.

Rritja e çmimeve të produkteve tona rrezikon konsumatorin në orientim tek produktet tjera. Është destabilizim tregu.

Shpërndaje në: