A po i tremb Kurti investitorët me deklaratat për luftë? Ja çka thotë ministresha Rizvanolli

A po i tremb Kurti investitorët me deklaratat për luftë? Ja çka thotë ministresha Rizvanolli

Ministrja Artane Rizvanolli, është pyetur lidhur me deklaratat e fundit të kryeministrit Kurti se rrezikojmë luftë më Serbinë. Një deklaratë e tillë, që u interpretua – veç tjerash – edhe si trembje e investitorëve të huaj, për ministren Rizvanolli nuk qëndron, pasi thotë se ‘investitorët e huaj tani kanë një perceptim të qartë për Kosovën’ për siç tha ajo – sidomos në ‘çrrënjosjen e korrupsionit të lartë si dhe sundimin e ligjit’.

“Unë nuk dua të komentoj vlerësimet e tilla. Mendoj se investitorët si dhe opinioni publik në përgjithësi në Evropë dhe në botë, e ka shumë të qartë se si po zhvillohen gjërat me invazionin rus në Ukrainë dhe tentimet e Rusisë për të destabilizuar rajonin me shtetet tjera si Serbia. Sa i përket thirrjes së investitorëve, mund të them se kemi pasur shumë komunikime me investitorë deri tani. Në përgjithësi feedback është tepër i mirë.  Është çrrënjosur korrupsioni në nivel të lartë”, tha ajo./Periskopi

 

Shpërndaje në: