A po ikë nga Specialja? Ramush Haradinaj ngjitet në majen e Hajles

A po ikë nga Specialja? Ramush Haradinaj ngjitet në majen e Hajles

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është ngjitur në majën e një mali tjetër së fundi pas aktakuzës së paralajmëruar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe nëntë të tjerëve. Vetë Haradinaj vitin e kaluar e kishte marrë një ftesë nga Specialja, por nuk dihet se si kishte shkuar ky proces. 

Sidoqoftë, ngjitja e radhës duket se ka të bëj thjesht me adhurimin që Haradinaj i bën tokës së Kosovës.

Ai ka thënë se është falënderues për mikpritjen e burrave nga Vranoci, Gani Curr Krasniqi, Mustafë Krasniqi, Gani Krasniqi, Faik Krasniqi e shumë burrave të tjerë nga ky fshat që dha shumë në luftë e liri.

“Falënderues edhe për bjeshkatarët e sportistët që u bashkëngjiten me ne, në “pushtimin” e majës së Hajles, 2403 m lartësi mbidetare”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Shpërndaje në: