A po turpërohet Putini: Të gjithë rezervistët me thinja e rrudha në fytyrë

A po turpërohet Putini: Të gjithë rezervistët me thinja e rrudha në fytyrë

Fotografi të ushtrisë së plakur ruse të Vladimir Putinit po qarkullojnë kudo, ku rezervistët shihen të moshuar duke u dërguar në vija të frontit në Ukrainë, që sipas ekspertëve të sigurisë po cilësohet si turp i madh për Kremlinin.

Putin urdhëroi mobilizimin e 300 mijë rezervistëve që do të dërgohen për të luftuar në Ukrainë, por numri i rusëve që kanë ikur nga ky vendi që nga fillimi i këtij mobilizimi, është më i madh se numri i ushtarëve që Putini i dërgoi në Ukrainë në fillim të luftës.

Janë shumë të paktë ata civilë që i janë bashkuar mobilizimit, por edhe që kanë bërë një gjë të tillë janë të moshuar dhe nuk mund të jenë të aftë për të luftuar.

Në Sevastopol të Krimesë, janë parë rezervistët me flokët e thinjura dhe me rrudha në fytyrë, një dëshmi tjetër se Putinit po i mungojnë ushtarët për t’i dërguar në fron.

E numri i atyre që janë larguar nga Rusia që nga mobilizimi, tejkalon shifrën e ushtarëve që ishin dërguar në Ukrainë në fillimin e pushtimit rus.

Shumica prej tyre për destinacion kanë Gjeorgjinë, Armeninë, Turqinë, Serbinë por edhe Finlandën. E për të parandaluar një ikje masive, ushtria ruse ka vendosur punkte përgjatë vijës kufitare me shtetet fqinje.

Pamje të ndryshme nga ajri tregojnë kolona të gjata të veturave civile, që sipas mediave ndërkombëtare shkojnë deri në 18 kilometra.

Shpërndaje në: