A shtyhen zgjedhjet? Qeveria thotë se do ta dëgjojë Institutin që poston rastet 2hr pas MSh-së

A shtyhen zgjedhjet? Qeveria thotë se do ta dëgjojë Institutin që poston rastet 2hr pas MSh-së

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia nuk ka thënë as po as jo nëse duhet të shtyhet data e mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Vitia tha se deri më tani nuk kanë pranuar ndonjë rekomandim nga Instituti i Shëndetit Publik nëse duhet të shtyhen zgjedhjet.

“Është një vendim që do të merret nga rekomandimet dhe vlerësimet e ekspertëve të IKSHPK në teren dhe cdo vendim i tyre do të miratohet dhe respektohet”, tha ai.

Ai foli edhe për fushatën zgjedhore.

“Rekomandohet që të evitohet çdo grumbullim i qytetarëve. Në momentin e parë kur kërkohet rekomandim për zgjedhjet ose për fushatën, IKSHPK do ta jep atë rekomandim në bazë të situatës në teren”, tha ai, transmeton Periskopi.

Ndryshe, para disa ditëve kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ishte i pari që propozoi që zgjedhjet të shtyhen.

Kutjojmë që PDK e LDK kanë dalë kundër shtyerjes së zgjedhjeve./Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: