A transmetohet koronavirusi përmes marrëdhënieve seksuale?

A transmetohet koronavirusi përmes marrëdhënieve seksuale?

Pandemia e koronavirusit ka gjymtuar tërë botën, teksa konsiderohet se ende jemi në valën e parë të virusit.

Po punohet vazhdimisht në gjetjen e një vaksine gjithëpërfshirëse dhe janë bërë përparime rekorde në këtë aspekt, shkruan Periskopi.

Sidoqoftë, pavarësisht kësaj, derisa të jepet drita e gjelbër se një vaksinë mund të përdoret në tërë botën, njerëzimi po e vazhdon luftën kundër virusit famëkeq.

Tashmë jemi familjarizuar paksa me simptomat që shkakton ky virus, si dhe mënyrat se si bartet.

Por a mund të transmetohet koronavirusi përmes marrdhënieve seksuale?

Epo, aktualisht nuk ka asnjë dëshmi se COVID19 mund të transmetohet përmes spermës dhe lëngjeve vaginale, por duhet thënë se virusi është zbuluar në spermën e njerëzve që kanë qenë duke u rikuperuar.

Studime të mëtejshme duhet bërë për t’u kuptuar qartazi nëse virusi transmetohet përmes marrëdhënies intime. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: