A u frikësohet LDK zgjedhjeve të jashtëzakonshme?

Kryeministri Isa Mustafa ka deklaruar se me zgjedhjen e Thaçit president u shmangën zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Ai ka thënë se LDK i kontribuoi vendit duke mos e çuar në zgjedhje të jashtëzakonshme, por se edhe po të ndodhnin ato, LDK nuk u frikësohet.
Por para pak ditësh, deputeti i LDK’së, Arben Gashi, e mendonte ndryshe këtë situatë.
Në bisedën me gazetarin se pse u pa Mustafa i tendosur gjatë zgjedhjes së presidentit, Gashi deklaroi se ishte normale “sepse ekzistonte rreziku për zgjedhje të jashtëzakonshme”.
A është rrezik për LDK’në të shkohet në zgjedhje?