A u frymëzua presidentja nga Donika Kadaj? Historia thotë që ajo kishte veshje të njëjtë

Periskopi.com Showbiz

Ceremonia e pranimit të detyrës së Presidentit nga znj.Vjosa Osmani, është mbajtur të martën. Ajo që ra në sy, në kronikat rozë të mediave, ishte edhe veshja interesante e Presidentes Osmani.

Dizenjatori Valdrin Sahiti i cili është përkujdesur për fustanin, i tha Klanit dje, se mesazhi i këtij fustani ishte bindja se është veshur ‘një heroinë’.

Por, duke kërkuar (rastësisht) në Google, Periskopi ka gjetur një veshje pothuajse identike nga ish-deputetja e AAK-së, znj.Donika Kadaj-Bujupi.

Dizenjatori zoti Sahiti, këtë deklaratë ia dha Klanit dje:

“Modeli i zgjedhur për Inaugurimin e Presidentes ka qenë zgjedhje e imja e cila transmeton në bazë ngjyrës dhe formës, mesazhe në opinion. Ngjyra vjollcë përveç që njihet si ngjyrë mbretërore asocon me fuqi dhe ambicie ndërsa sa i përket modelit dhe vendosjes së pelerinës, përveç që estetikisht e kam parë të pranueshme dhe të pëlqyeshme kam menduar që në rastin e sotëm i jep më shumë pompozitet ngjarjes dhe ilistruativisht jep bindjen e një heroine (jo vetëm heronjtë veshin pelerina) mirëpo në rastin e Vjosës, edhe mund ta quajmë”.

Kujtojmë që lidhur me ngjyrën dhe modelin e fustanit, mediat shkuan goxha larg në komentime, duke e krahasuar këtë fustan të znj.Presidente me atë të mbretëreshës së Spanjës, znj. Letizia Ortiz Rocasolano.

Ose kishte edhe ngjashmëri me inagurimin presidencial në Amerikë, përkatësisht të Zëvendëspresidentes, Kamala Harris.

Sidoqoftë, Periskopi vlerëson se fustani i zonjës Osmani ishte për t’u vlerësuar, ashtu si edhe i zonjës Kadaj-Bujupi dikur dhe që të dyjave, iu rrinte mjaft mirë./Periskopi

 

 

 

Shpërndaje në: