Aaa ti s’e ke ditë a: Deputetët qeshin me Kurtin teksa ua tregon një telefonatë me ambasadorin amerikan për targat

Aaa ti s’e ke ditë a: Deputetët qeshin me Kurtin teksa ua tregon një telefonatë me ambasadorin amerikan për targat

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se nuk u pajtua me kërkesën e evropianëve dhe amrikanëve për shtyrjen e vendimit për targat për 10-12 muaj.

“Esobar ka kërkuar njësoj sikurse edhe si emisari evropian shtyrje 10 muajshe 12 muajshe. Përmendej mosinformimi i plotë i serbëve, s’jam i sigurtë, mendoj që ka qenë informim i plotë gjatë muajve të verës.

Po të thosha po shtyrje 10 muaj, nuk do të ishte dorëzim i imi si kryeministër, po do të ishte pranim që shteti i Kosovës ka dështuar”, thotë ai.

Ambasadori amerikan kur m’ka thirrë mua, unë kam biseduar me të, dhe ai e ka shprehur brengën e sigurisë për mëngjesin e nesërm. Ai nuk ka thënë 10 muaj, po ka thënë mëngjesi i ditës së nesërme është shumë problem.

(Ti se ke ditë a…qeshin deputetët).

Nuk ka thënë 10 muaj, ka thënë 48 orë”, tha ai.

Shpërndaje në: